š

Shifra e konsumatorit

Shifra e konsumatorit është ID unike të cilën e posedon konsumatori. Secila shifër e konsumatorit fillon me disa shkronja që përfaqësojnë distriktin përkatës nga edhe vjen konsumatori. Psh, nëse shifra juaj ta zëmë është DGJ 0000, atëherë kjo nënkupton se ju jeni nga Distrikti i Gjakovës, shifra pasuese është shifra e konsumatorit.

Gjithsej janë shtatë distrikte:

  1. DPR- Distrikti i Prishtinës
  2. DMI – Distrikti Mitrovicës
  3. DPE – Distrikti Pejës
  4. DPZ – Distrikti i Prizrenit
  5. DFE – Distrikti Ferizajt
  6. DGL – Distrikti Gjilanit
  7. DGJ – Distrikti i Gjakovës

Emri i Konsumatorit dhe Adresa

Kjo hapësirë dikton emrin dhe mbiemrin e personit mbi të cilin është i regjistruar njehsori.

Gjendja tanishme/paraprake, Diferenca, Konsumi Mujor

Në këtë kategori A1/R1 dhe A2/R2 ka të bëjë me energjinë aktive dhe reaktive të përshkruar më poshtë:

  • A1 - Energjia aktive në tarifën e lartë (që gjatë periudhës 01.04 – 30.09 fillon nga ora 08:00-23:00, ndërsa gjatë periudhës 01.10 - 31.03 fillon nga ora 07:00 – 22:00 ) dhe
  • R1 - Energjia reaktive në tarifën e parë (tarifa e ulët).
  • A2 - Energjia aktive në tarifën e ulët (që gjatë periudhës 01.04 – 30.09 fillon nga ora 23:00-08:00 ndërsa gjatë periudhës 01.10 - 31.03 fillon nga ora 22:00 – 07:00 ) dhe
  • R2 - Energjia reaktive në tarifën e dytë (tarifa e lartë).

Gjendja e tanishme paraqet energjinë aktive dhe reaktive apo indeksat e lexuar nga njehsori gjatë muajit aktual.

Gjendja paraprake paraqet energjinë aktive dhe reaktive apo indeksat e lexuar nga njehsori nga muaji paraprak.

Diferenca: Paraqet konsumin e energjisë në kWh gjatë një periudhe mujore.

Konsumi mujor

Diferenca e energjisë e shumëzuar me konstantën C ( zakonisht për konsumatorët me lidhje direkte konstanta C=1) - konstanta paraqet herësin e transformimeve në rastet kur njehsori është i lidhur përmes transformatorëve matës të rrymës dhe tensionit.

  • P- max – Fuqia maksimale e arritur në intervalin kohor çdo 15 minuta gjatë një muaji
  • Çmimi për kWh që caktohet nga ZRRE duke u bazuar në grupin tarifor që i përket
  • Shuma= Konsumi mujore*Çmimi (për kWh).

Tarifa fikse

Tarifa fikse paraqet tarifën që aplikohet për shfrytëzimin e rrjetit nga konsumatorët sipas grupit tarifor.

  • TVSH- Tatimi mbi vlerën e shtuar (8% për energji elektrike)

Totali i faturës

Shuma e energjisë së faturuar për periudhë mujore, tarifës fikse dhe TVSH

Për pagesë- Vlera e borxhit që konsumatori i detyrohet KESCO-s duke mos përfshirë faturën e fundit nëse është brenda periudhës së valutimit.

Borxhi i përgjithshëm

Borxhi i përgjithshëm është totali i borxhit që keni në KESCO.

Muaji

Muaji në të cilën është faturuar konsumatori. Sezoni dimëror fillon nga 01.10 - 31.03 dhe sezoni veror që fillon nga 01.04 - 30.09.

Njehsori- Numri unik i njehsorit elektrik që i përket konsumatorit.

Data e leximit- Data kur është lexuar konsumatori.

  • Data e leximit - Data kur është data kur lexohen numrat nga njehsori i konsumatorit.
  • Grupet tarifore – Grupet tarifore paraqesin kategorizimin e konsumatorëve varësisht prej aktivitetit të tyre. Konsumatorët janë të kategorizuar si konsumator shtëpiak, komercial, ndriçim publik, dhe industrial dhe regjistrohen sipas rregullores së aprovuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë e cila e përcakton nivelin e kyqjes së konsumatorëve, çmimet e energjisë sipas kategorisë së caktuar si dhe emërtimin e grupit tarifor. Në foton e mëposhtme janë dhënë sqarime rreth emërtimeve, çmimeve për kWh dhe tarifave fikse.
  • Vërejtjet për lejim te qasjes per lexim apo per ndërrim te njehsorit.

Në këtë hapësirë është data dhe afati i pagesës së faturës së energjisë elektrike.